Telegrafi

Nuk donte që e ëma ta kuptonte se ishte kthyer vonë, futet në shtëpi zvarrë duke u fshehur nga kamera – nuk e dinte se një tjetër që po e filmonte (Video)

Ky është një moment turpërues për një djalë të ri nga Kalifornia, i cili u mundua të futet tinëzisht në shtëpi duke menduar se nuk do ta filmon kamera e sigurisë e vendosur para derës së shtëpisë.

Në videon e publikuar më poshtë ai shihet duke ecur pothuajse zvarrë (këmba dorë), derisa i afrohej derës të cilën e hap ngadalë dhe futet brenda për të mos e kuptuar prindërit se ishte kthyer vonë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai nuk ishte në dijeni se ekzistonte edhe një kamerë tjetër e vendosur në pjesën anësore të derës së shtëpisë, që kapi këtë moment të sikletshëm për të riun.

Jukin Media ka shkruar se: “ky i ri ishte kthyer vonë në shtëpi dhe nuk dëshironte që këtë ta kuptojë e ëma. Ai u mundua t’i fshihet kamerës, duke mos e ditur se edhe një tjetër ishte instaluar në pjesën anësore të derës”. Për më shumë shikoni videon. /Telegrafi/