Site icon Telegrafi

“Nuk i di rregullat” – Gabriel Jesus flet për rastin diskutabil ku Arsenalit iu mohua një penallti

Arsenali ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në Ligën Premier, pasi janë mposhtur nga Aston Villa në udhëtim me rezultat 1-0.

Ka pasur një rast diskutabil ku tifozët e Arsenalit kanë reaguar se i është mohuar një penallti pasi Douglas Luiz luajti me dorë brenda zonës.

Megjithatë sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka thënë se nuk i di rregullat përkundër se e ndjente një prekje me dorë.

Lexo po ashtu Arsenal ‘viktima’ e radhës për Aston Villan, Unai Emery po mposht një nga një kandidatët për titull në Ligën Premier

“Ndjeva një prekje, por nuk i di rregullat, kështu që ndoshta për ta nuk është penallti. Nuk mund të bëj asgjë, ndjeva se dikush më preku dhe gjithsesi është vendimi i tyre”.

“Unë nuk e di nëse qëllimi është i qartë. Ne nuk e dimë se thjesht duhet ta pranojmë atë dhe të fokusohemi në ndeshjen tjetër dhe pastaj ndoshta mund të kemi disa vendime më të mira”, tha sulmuesi brazilian.

Jesus mendon se skuadra ka luajtur mirë përkundër humbjes së pësuar.

Lexo po ashtu Gabriel Jesus zgjedh “fenomenin” dhe dy lojtarët e Man Cityt në pesëshen e tij të ëndrrave

“Epo, mendoj se luajtëm më mirë se ndeshjen e kaluar përkundër se fituam. Mendoj se e kontrolluam lojën, por pranuam golin herët dhe më pas ndeshja mund të shkojë në një mënyrë tjetër”.

“Ne luajtëm mirë. Ata kanë një ekip të mirë, lojtarë të mirë, luajnë për mrekulli dhe mund ta shihni. Mendoj se mund ta fitonim ndeshjen, por tani fokusohemi në ndeshjen tjetër”, deklaroi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/ 

Exit mobile version