Site icon Telegrafi

Nuk deshi të veshte maskën, momenti kur një grua godet me kokë tjetrën në një dyqan në Londër

Një grua ka sulmuar në mënyrë të egër një blerëse tjetër pasi, siç supozohet, ‘refuzoi të vishte një maskë fytyre’ ndërsa ishte në një dyqan në Londër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike tregojnë momentin kur një grua godet me kokë tjetrën jashtë një dyqani të vendosur në një stacion benzine në Whitechapel përpara se ta tërhiqte brenda.

Siç thuhet më tej, pak çaste më parë, një grup grash në radhë për të hyrë në dyqan po grindeshin ndërsa njëra siç duket refuzoi të vinte një maskë fytyre.

Dhe dëshmitarët bërtisnin: ‘Vish maskën tënde!’.

Dhe edhe pasi e fut brenda, sulmuesja grushton dhe shkelmon gruan tjetër që ishte shtrirë në tokë ndërsa një anëtar i stafit duket se qëndron duke parë.

Një grua e tretë përpiqet të ndalojë një burrë që filmon sulmin ndërsa kalimtarët e tjerë hyjnë për të provuar dhe për të “ndaluar luftën”. /Telegrafi/

Exit mobile version