Site icon Telegrafi

Nuk deshi të vendosë maskë brenda lokalit, sigurimi i kërkuan të largohet – burri nga New Yorku rrahu një pjesëtar të sigurimit e tjetrin e goditi me thikë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë ther me thikë rojën e një dyqani të Apple në New York dhe një tjetër e godet me grusht në fytyrë – e gjithçka ndodhi pas një zënke lidhur me mbajtjen e maskës.

Problemet filluan kur sulmuesi u fut në lokal dhe rojat i kërkuan të largohet nëse nuk e vendosë maskën siç edhe kërkohet me ligj, kjo pas përhapjes së coronavirusit që ia mori jetën miliona njerëz në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht iu bind urdhrave duke u larguar pa problem, por disa minuta më pas u rikthye me një thikë në dorë – duke e goditur me grusht në fytyrë një femër që ishte pjesë e sigurimit.

E kur kolegu tentoi t’i del në ndihmë, sulmuesi nxori thikën dhe e theri në këmbë. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar këtë moment rrëqethës.

Policia ka bërë të ditur se është vënë në kërkim të sulmuesit, ndërsa deri më tani nuk dihet nëse është identifikuar pasi mbante maskë dhe zor se i vërehej fytyra. /Telegrafi/

Exit mobile version