Site icon Telegrafi

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban – vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

Paul Pogba ka ndarë rrugët me Juventusin dhe është në kërkim të një skuadre tjetër të mirë për të luajtur nga viti 2025.

Francezi i është propozuar Atletico Madridit, shkruan El Nacional.

Ky medium vë në dukje se përgjigja e dhënë nga klubi spanjoll e cila erdhi shpejt dhe ishte e fortë.

Atletico nuk dëshiron të merret me Pogban, imazhi i të cilit nuk përputhet në asnjë mënyrë me ADN-në e ekipit të krijuar nga Diego Simeone.

Gjithashtu në La Liga, shoqëruesi i Pogbas ka diskutime edhe me Villarrealin, një skuadër tashmë e renditur në vendin e katërt në kampionat, vetëm dy pikë pas Atletico Madridit.

Lexo po ashtu Pogba drejt rikthimit në Ligën Premier, dy klube në garë për francezin

Nëse ai gjithashtu refuzohet nga Villarreal, Pogba po shqyrton gjithashtu opsionet e Ligës Premier, Neëcastle dhe West Ham. /Telegrafi/

Exit mobile version