Një video e filmuar në natën e ndërrimit të moteve në Shriverport në Louisiana të SHBA-ve, ka ndarë opinionin në dysh.
Një i ri ishte kureshtar të di se pse e kishin ndalur një motoçiklist në shenjën e komunikacionit “STOP” katër policë, transmeton Telegrafi.
Dhe kur njëri prej tyre e paralajmëroi se nuk është punë e tij dhe se duhet të largohet, ai filloi t’i kundërvihet duke ia bërë me dije nuk dëshiron të largohet dhe se kjo është Amerika.
Megjithatë, polici ruajti gjakftohtësinë dhe sërish e paralajmëroi që mos ta pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare. Por, kur ai filloi ta fyej dhe ta quaj “qen”, polici humbi durimin dhe pa u menduar dy herë e përplasi për tokë për ta prangosur.
Pas publikimit të videos opinioni në SHBA është ndarë në dy grupe, disa gjykojnë ashpër veprimin e policit duke e akuzuar për përdorimin e forcës së tepruar, derisa pjesa tjetër e përkrahin dhe e cilësojnë se asnjë qytetarë nuk ka të drejtë të fyej zyrtarin policor. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=65&v=9tR2jaoLk08