Është shtyrë për kohë të pacaktuar seanca solemne e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Këtë e ka konfirmuar për Kosovapress Dejan Gureshiq, kryesues i kuvendit komunal të Mitrovicës veriore.
Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për një vendim të tillë.
Ndërsa, Bashkim Cimili zëvendëskryesues i kuvendit komunal në Mitrovicën Veriore ka bërë të ditur për se nuk i di arsyet e shtyrjes së seancës.
“Nuk kam asnjë informacion dhe asnjë koment për këtë”, theksoi Cimili.
Njëjtë ka ndodhur edhe në Zveçan. As në këtë komunë nuk është mbajtur seanca solemne e betimit të kryetarit, Vuçina Jankoviq. /Kp/Telegrafi/