Siç edhe e do tradita në muajin e fundit të vitit, artistët shqiptarë në virgjilje të festave gravitojnë për pak ditë përtej oqeanit për koncerte.
Listës pas një kohe relativisht të gjatë së fundmi i është shtuar edhe grupi Babastars me dy emra që do jenë të pranishëm pas disa ditësh në koncertet e organizuara në Amerikë.
Nga nesër, Geti dhe Majki do nisin një tur koncertesh ne Michigan, Boston dhe Neë York ku nuk do jenë vetëm por edhe me Luana Vjollcën e cila nën menaxhimin e ri artistik, siç raportuam disa javë më parë pritet të nisë koncertet.
E ajo që ka lënë përshtypje ka qenë çmimi për hyrje në koncertët e treshes në Amerikë.
Ato variojnë nga 40 deri në 50 dollarë për person pa pije teksa shifrat kapin numra edhe më të lartë për tavolinat VIP. Interesimi duket se është i madh për tre artistët teksa mbetet të shihet prej nesër se si do priten realisht ata nga shqiptarët e Amerikës. /Prive/