Site icon Telegrafi

Nuk bën pjesë në planet e Koeman, Barcelona po kërkon blerës për Braithwaite

Martin Braithwaite iu bashkua Barcelonës pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit në këtë vit.

Barcelona shfrytëzoi një nen për të transferuar një sulmues pasi po vuante nga lëndimet e shumta të lojtarëve në repartin ofensivë.

Gjiganti katalunas shpenzoi 18 milionë euro për afrimin e danezit, i cili nuk është se ka lënë gjurmë në Camp Nou.

Tani me trajnerin e ri Ronald Koeman, Braithwaite nuk bënë pjesë në planet e ‘tulipanit’ dhe pritet të largohet nga klubi.

Barça ka pritur oferta gjatë verës për ta shitur sulmuesin, por përkundër interesimeve të disa klubeve nuk kishte asnjë ofertë që kënaqi gjigantin spanjoll.

Mundo Deportivo tani raporton se Barcelona po shikon mundësinë e shitjes së lojtarit edhe në Lindjen e Mesme.

Gjiganti spanjoll është gati ta lejoj largimin e 29-vjeçarit për një shumë rreth 10 milionë euro.

Reprezentuesi danez ka zhvilluar 11 ndeshje zyrtare me Barcelonën ku ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version