Shikoni mirë trupin tuaj
Lëkura e thatë zakonisht shoqërohet me hidratim të dobët dhe kujdes të dobët.
Megjithatë, lëkura e thatë dhe zbokthi nuk janë gjithmonë çështje estetike.
Dehidratimi është sigurisht një gjendje e padëshirueshme, por lëkura e thatë mund të jetë shenjë e përkeqësimit të sëmundjeve, ndaj në disa raste kjo simptomë nuk duhet të anashkalohet.
Këto probleme shëndetësore mund të diagnostikohen me analiza të ndryshme të gjakut apo urinës, ndaj nuk ka vend për frikë.
Lëkura e thatë zakonisht shoqërohet me hidratim të dobët dhe kujdes të pamjaftueshëm, transmeton Telegrafi.
1. Diabeti
Për shkak të nivelit të lartë kronik të sheqerit në gjak, trupi humb lëngjet shumë më shpejt, për shkak të të cilit dehidratohet, gjë që manifestohet edhe me lëkurë thatë. Përveç kësaj, diabeti mund të zvogëlojë djersitjen natyrale të lëkurës, e cila redukton më tej lagështinë e saj.
2. Hipotireoza
Hipotireoza është puna e ngadalësuar e gjëndrës tiroide. Gjëndra tiroide prodhon hormone që lejojnë qelizat e trupit të punojnë me një ritëm të qëndrueshëm.
Kur nivelet e hormoneve bëhen shumë të ulëta dhe çdo gjë tjetër fillon të ngadalësohet, gjë që mund të shoqërohet me simptoma të ndryshme të vazhdueshme, dhe pasi hormonet tiroide kanë receptorë në lëkurë dhe lejojnë qelizat e reja të zëvendësojnë vazhdimisht ato që vdesin, lëkura do të bëhet më e thatë dhe nuk do të jetë e butë dhe delikate si më parë.
3. Probleme me veshkat
Megjithëse mund të tregojnë gjendje të panumërta, simptoma të tilla si lodhje e vazhdueshme, vështirësi në përqendrim, probleme me gjumin, urinim të shpeshtë dhe fryrje të barkut, zakonisht njerëzit i injorojnë. Këto janë gjithashtu simptoma të sëmundjes së veshkave.
Kur veshkat humbasin aftësinë për të ruajtur ekuilibrin e duhur të mineraleve dhe lëndëve ushqyese në gjak, lëkura bëhet më e thatë dhe kjo thatësi shoqërohet ndonjëherë me kruajtje. /Telegrafi/