Site icon Telegrafi

Nuhiu i zhgënjyer me barazimin: U dëshpërova sepse djemtë luftuan shumë

Trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, ka mbetur i dëshpëruar pas barazimit me Llapin me rezultat 1-1 pasi skuadra e tij ishte në epërsi.

Oltion Bilalli hapi ndeshjen me golin e shënuar në fillimin e pjesës, por Ahmed Januzi barazoi shifrat.

“U dëshpërova sepse djemtë luftuan shumë dhe e vetmja formë që Llapi na rrezikonte ishin goditjet standarde apo kornerët. Aty na goditën dhe na morën një tre pikësh, që personalisht mendoj që futbollistët luajtën në formën më të mirë në aspektin taktik, treguan disiplinë taktike”.

“Por në ndeshje të tilla kur krijohen aq raste, pasi shënuam golin e parë, mendoj se ndeshja duhet të mbyllet më herët dhe do të ishte gjithçka më e lehtë”, u shpreh Nuhiu për “ArtMotion”, pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Batatina pas barazimit ndaj Gjilanit: Për ne ishte me rëndësi të mos humbnim

Gjilani javën që vjen ka ndeshjen me Ballkanin e cila me shumë gjasë do të shtyhet pasi kampioni udhëton në Irlandën e Veriut. /Telegrafi/ 

Exit mobile version