Telegrafi

Nuhiu thotë se ndaj Ferizajt u mungoi konkretizimi i rasteve

(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD)

Drita sërish ka lëshuar pikë, tani në udhëtim te Ferizaj në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superliga.

Gjilanasit barazuan 1-1, derisa ishin shumë afër të humbnisin edhe këtë pikë, pasi vendasit shënuan golin e fitores, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se patën paraqitje të mirë, mirëpo u mungoi konkretizimi para portës.

Lexo po ashtu Ferizaj ia merr një pikë të madhe Dritës

“Realisht bëmë ndeshje të madhe. Më vjen keq për pikët e lëna në këtë stadium”, ka thënë fillimisht ai për ArtSport.

“Krijuam shumë. Të krijosh aq shumë dhe të mos shënosh, vjen ai rregulli kur nuk shënon pëson. Shumë po krijomë”.

Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi në fazën e sulmit. Kemi lënë pikë, të cilat duhet ti rikuperojmë në ndeshjet e radhës. Kemi pasur paraqitje të mirë, por ka munguar konkretizimi”, ka shtuar më tej Nuhiu. /Telegrafi/