Telegrafi

Nuhiu: Do të më pëlqente të luanim me dy sulmues, por këtë e vendos trajneri

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Atdhe Nuhiu luajti gjatë gjithë ndeshjes kundër Gjibraltarit, madje ishte i përfshirë edhe në momentin e golit, pasi u duk se e devijoi topin pas goditjes së Florent Hasanit.

Duke e komentuar paraqitjen e tij, ai ka thënë se ka luajtur i vetëm në sulm dhe ka pasur shumë pak hapësira për t’u treguar i rrezikshëm.

Lexo po ashtu Detajet e triumfit të Kosovës ndaj Gjibraltarit

“Ishte e vështirë, sepse shumicën e kohës isha vetëm në zonë dhe duhej ta kërkoja shtyllën e parë ose të dytën dhe fokusi i lojtarëve kundërshtarë ishte tek unë dhe nuk pata shumë hapësira”, është shprehur sulmuesi.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Duke qenë se shumë lojtarë kanë luajtur për herë të parë në fushë dhe lojtarët e Gjibraltarit mbroheshin shumë, sipas Nuhiut, paraqitja e Kosovës ishte e mirë.

“Në fund të fundit, e fituam ndeshjen dhe kjo ka rëndësi”, ka thënë shtatlarti në deklaratën e tij pas takimit.

Nuhiu ka thënë se do t’i pëlqente të luante me Vedat Muriqin si partner në sulm, mirëpo këtë e vendos trajneri, pasi ai e zgjedh se me çfarë formacioni të luhet. /Telegrafi/