Drita ka fituar edhe takimin e dytë në sezonin e ri, teksa ka mposhtur Feronikelin në udhëtim 1-2.
Kampioni në fuqi e fitoi këtë takim me rikthim, pasi pas 45 mintuave të para e panë vetën në disavantazh 1-0.
Astrit Fazliu dhe Kastriot Rexha shënuan për gjilanasit për t’i dhuruar tri pikë të mëdha skuadrës së tyre.
E pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar se futbollistët e tij treguan karakter me ta fituar këtë takim.
“Futbollistët treguan karakter. Nuk e nisem mirë ndeshjen. Ndoshta ishim të ngathët në qarkullimin e topit dhe të krijonim në lojë, ndoshta kjo meritë e kundërshtarit pasi që kanë një ekip të mirë”.
“Në pjesën e dytë dolëm tek loja jonë, dhe i përgëzoi futbollistët për karakterin e treguar”, ka thënë Nuhiu për ‘Klan Kosova’
Drita ka zhvilluar vetëm dy sfida këtë edicion, teksa ndeshjen e radhës e luan në Gjilan përballë Llapit. /Telegrafi/