Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka mbetur i pakënaqur me mungesën e konkretizimit të rasteve nga lojtarët e tij në ndeshjen derbi të humbur ndaj Gjilanit.
Drita u mposht me rezultat 1-0 nga Gjilani në ndeshjen derbi, teksa goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Albert Dabiqaj (48’).
Kjo humbje ka lënë shije të hidhur të trajneri i Dritës, Nuhiu, i cili deklaroi pas ndeshjes se ekipi i tij nuk arriti t’i konkretizoj rastet teksa u ndëshkua nga një gjysmë rasti.
“Në derbi nuk mund të krijosh shumë dhe në dy raste të pastra nuk realizuam, por kundërshtari me një gjysmë-rast na ndëshkoj. Ishim me kërkues, por kur nuk shënon gjithnjë bëhet më e vështirë”, ka thënë fillimisht Nuhiu pas ndeshjes.
“Kur ke futbollistë cilësor kërkohet një fushë e mirë, fusha na penalizoi, por nuk është faktori kryesor që e humbëm ndeshjen”.
“Deri tani po shohim një kampionat të barabartë, kjo e bë shumë më të mirë kampionatin, duhet të harrojmë këtë ndeshje sa më shpejtë’, përfundoi trajneri i Dritës.
Ndryshe, Drita tani renditet në pozitën e tretë me 25 pikë apo tri më pak se rivalët e Gjilanit në vendin e parë me 28 pikë. /Telegrafi/