Drita është ndalur sërish, herë përballë rivalit lokal Gjilanit, në derbin e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.
Tashmë ‘bardhekaltërit’ mbeten katër pikë prapa liderit Prishtina, teksa kanë mbetur edhe nëntë pikë deri në fund.
Trajneri i kësaj skuadre, Ardian Nuhiu e pranon që në rast se skuadra e tij nuk arrin ta mbroj titullin kampion këtë edicion do të jetë një dështim.
“Po do të thoja që është një dështim nëse nuk arrijmë ta mbrojmë titullin kampion, pasi që ky ishte objektivi ynë nga fillimi i kampionatit dhe për këtë e mbajë unë si trajner përgjegjësinë”.
“Luajtëm më mirë se kundërshtari, por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen”.
“Përderisa do të ketë gjasa matematikore ne do të luftojmë deri në fund për ta mbrojtur titullin kampion”, ka thënë Nuhiu.
Ky barazim e lë skuadrën e Dritës tri pikë prapa liderit Prishtina, derisa në kuadër të xhiros së 34-të luan ndaj Ballkanit në shtëpi. /Telegrafi/