Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Atdhe Nuhiu, foli pas barazimit 1-1 si mysafirë të Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve.
Shtatlarti që në këtë ndeshje luajti për 88 minuta, e cilësoi si të vështirë pasi ishte i vetëm në zonën e rreptësisë dhe nuk kishte shumë ndihmën e bashkëlojtarëve.
“Edhe pse nuk kemi pasur shumë raste, me lojën që kemi treguar mendoj se e kemi merituam fitoren”.
“Mendoj se kush vjen në këtë fushë nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi shumica e lojtarëve tonë nuk luajnë në bari sintetik (artificial)”.
“Kur je sulmuesi i vetëm në zonë në mesin e tre qendërmbrojtësve kundërshtarë është pak e vështirë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.
Pas këtij barazimi Kosova vazhdon e para në Grupin 3 me tetë pikë, dy më shumë se Azerbajxhani. Ishujt Faroe vazhdojnë me katër pikë, kurse Malta me dy.
Ndeshja e ardhshme e Kosovës është si mysafir i Maltës. /Telegrafi/