Site icon Telegrafi

Nuhiu: Kënga “Pa Cenzurë” nga Capital T këndohet në zhveshtoren e Sheffieldit

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, është mjafti apasionuar pas muzikës shqipe.

Sulmuesi që luan për klubin Sheffield Wednesday është mjaft i lidhur me Kosovën.

Jo vetëm sa është i angazhuar me përfaqësuesen, por edhe me muzikën e vendit.

Në RTV 21 në një intervistë, Nuhiu pranoi se dëgjon muzikë shqip dhe së fundmi më e preferuara e tij ishte “Pa Cenzurë” nga Capital T dhe Lyrical Son.

“Kjo është një këngë që e kam dëgjuar shumë së fundmi. Madje është bërë e famshme edhe në zhveshtoren e Sheffieldit ku të gjithë e këndonin”, deklaroi Nuhiu.

Atdhe Nuhiu është i ftuar në përfaqësuesen e Kosovës dhe do të luajë ndaj Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version