Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i ka përgëzuar lojtarët e skuadrës së tij për angazhimin që e patën në derbi, i cili u mbyll 0-0.
Drita i mbyll katër derbit pa fitore, me dy humbje dhe dy barazime.
“Bëmë paraqitje realisht të mirë. Në pjesën e parë krijuam shumë. Në ndeshje derbi nuk vijnë shumë raste, ndërsa ne nuk i shfrytëzuam ato që i patëm”.
“Në pjesën e dytë patëm mundësi të mira, por nuk realizuam. Na mungoi qetësia para portës për ta mbyllur ndeshjen. Djemtë bënë gjithçka në këtë duel”.
“Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse krijuam shumë. Zëvendësimet i bëmë për të mos rrezikuar. Deri në fund të kampionatit do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin në çdo ndeshje. Secilin lojtar do të mundohemi ta mbajmë në formë”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/