Ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, sot realizoi takim me ambasadoren turke në Maqedoni, Tulin Erkan Kara. Siç njoftojnë nga MPB, në takim janë këmbyer përvoja për luftën kundër terrorizmit dhe sfidave me krizën e emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim gjithashtu është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit dhe seminareve në Ministrinë e Brendshme të Turqisë, të cilat do t’i vizitonin nënpunësit policorë të Maqedonisë.
Nuhiu dhe Kara janë dakorduar se në interes të të dy vendeve është që bashkëpunimi të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej në të ardhmen./Telegrafi/