Telegrafi

Nuhiu besoi në fitore deri në fund, Mezani nuk deklarohet

(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD)

Drita e ka fituar me përmbysje derbin më të madh lokal ndaj Gjilanit, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka thënë se kishte besuar deri në fund për rikthimin e rezultatit.

Gjilani krijoi epërsi prej 2-1 në pjesën e parë, ndërsa kur pritej fundi i takimit, Drita shënoi dy herë për t’i marrë të gjitha pikët nga kjo sfidë.

Pas ndeshjes, Nuhiu ka theksuar se lojtarët po luanin mirë, prandaj ai besoi deri në fund për përmbysje.

Lexo po ashtu Drita e fiton me përmbysje derbin ndaj Gjilanit

Trajneri i është shprehur i kënaqur me të zgjedhurit e tij që shfaqën karakter dhe nuk e humbën dëshirën për të fituar deri në fund.

Njëherësh, fitoren ua ka dedikuar tifozëve të Dritës, për të cilat ka thënë se kanë gjetur mënyra që ta motivojnë skuadrën, përkundër se nuk mund të jenë në tribuna.

Në anën tjetër, trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, nuk është prononcuar për media pas humbjes së skuadrës së tij në derbi që shënon edhe humbjen e dytë radhazi pas asaj nga Arbëria. /Telegrafi/