Telegrafi

Nuhiu aspak i kënaqur me barazimin e Dritës ndaj Drenicës

Ardian Nuhiu është deklaruar pas barazimit të Dritës në shtëpi ndaj Drenicës.

Kampioni në fuqi barazoi 1-1 në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, derisa trajneri i tyre nuk ishte i kënaqur me atë çfarë pa nga lojtarët e tij.

“E kemi ditur që do të jetë e vështirë. Çdo ndeshje do të jetë e vështirë. Kampionati është i tillë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes për Art Sport.

Lexo po ashtu Drenica ia merr një pikë të artë Dritës në Gjilan

“Kemi skuadra që luftojnë për titull dhe skuadra që kërkojnë ta shmangin largimin nga liga”.

“Mendoj që nuk kemi qenë mjaftueshëm agresiv në zonë për të krijuar raste. Ishim kërkues, ndërsa me pak fat edhe mund ta fitonim ndeshjen në fund”, përfundoi trajneri i Dritës.

Pas 26 xhirove, Drita ka 55 pikë dhe është lidere, ndërsa Drenica është në vendin e parafundit me 27 pikë. Feronikeli mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë, kurse Besa e fundit, me fitoren e dytë të sezonit, ka 10 pikë gjithsej.

Prapa Dritës janë Ballkani dhe Prishtina që kanë 52, respektivisht 50 pikë të tubuara, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/