Nëse do që ta theksosh edhe më shumë ngjyrën e syve, nuk mjafton vetëm veshja që zgjedh, por edhe hijet që krijon në sy. Sytë do të kenë më shumë shkëlqim, nëse je pak më shumë e kujdesshme me grimin duke përshtatur nuancat.
Taylor Swift
SYTË E KALTËR
Meqenëse janë sy që krijojnë një iluzion të mrekullueshëm optik, me sytë e kaltër grimi nuk duhet tepruar. E kaltra është nuanca që nuk do të këshillohej shumë për sytë e kaltër, ndërsa e kaltra marine, ngjyrë hiri apo çokollate janë të këshillueshme për të theksuar syrin.
Po ashtu, jepi hije syve edhe me ngjyrën vjollcë, e cila është një zgjedhje që vë në pah ngjyrën e kaltër, sidomos nëse është e errët.
Megan Fox
E KALTRA E DETIT
Ah, ju që i keni sytë si e kaltra e thellë e detit nuk keni nevojë për asgjë. Mjafton t’i lini siç janë. E mirë është që të mos i ngarkoni me asnjë lloj të kaltre, sepse në këtë mënyrë do t’ua zbehësh atyre ngjyrën.
Nëse fytyra ka një pamje të ëmbël, atëherë këshillohet që të përdorësh tonalitet e së verdhës dhe së kuqes do të ishin zgjedhje e mirë. Nëse lëkura e fytyrës është e bardhë, këshillohet të përdorësh tonalitete të ftohta si jargavani.
Angelina Jolie
SYTË E GJELBËR
Ndryshe nga sytë e kaltër, sytë e gjelbër me një bojëqielli shumë të lehtë, sepse ngjyra e gjelbër e irisit të syve është më dominuese. Ngjyrat ideale për sytë e gjelbër janë kryesisht tonet me nuanca të ëmbla. Gjithmonë nëse do t’i theksosh sytë, përdor tonalitetet e jargavanit, kumbullës dhe vjollcës. Po ashtu, të gjitha nuancat e së kuqes do t’i bëjnë sytë e ty të duken edhe më të bukur.
Tonet më të mira për sygjelbrat janë ato të ngrohta, por edhe hijet kafe ose gri janë të duhura, pasi i japin një pamje shumë të butë dhe shumë femërore. Ngjyra vjollcë dhe tonalitetet e saj, zakonisht u rri mirë të gjitha ngjyrave të syve, por në sytë e jeshilë është më e dallueshme. /Telegrafi/