Të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë të ndihmojnë në pastrimin e shtëpive dhe rrugëve të prekura nga vërshimet në rrethinën e Shkupit, mund të transportohen deri atje në mënyrë të organizuar me autobusët e NTP, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nisja e autobusëve të NTP të cilët bartin vullnetarë në ndihmë të zonave të vërshuara në Shkup do të nisen në ora 9, 12 dhe 15 nga vendet në vijim:
Gjorçe Petrov – para kishës Shën Pjetri dhe Pali; vazhdon drejt Karposhit – përballë City Mall; vazhdon kah Qendra, pastaj kah Hoteli Kontinental (përballë komunës Gazi Babë) e deri në destinacionin e fundit;
Kisella Vodë – para ndërtesës së komunës, vazhdon drejt Aerodromit – në bulevardin Serbia dhe vazhdon deri në vendndalimin e fundit;
Butel – para komunës së vjetër të Butelit, vazhdon kah kisha Shën Gjoni dhe vazhdon deri në vendndalimin e fundi, Qarkorja (Punkti kah Stajkovci).
Kthimi i fundit është në ora 19./Telegrafi/