Ata janë grupi që për vite me radhë kanë arritur të qëndrojnë aktiv sa i përket prurjeve muzikore.
Bëhet fjalë për NRG Band, të cilët në rrjete sociale mbajnë të azhurnuar fansat e tyre me postime të përditshmërisë.
Në një postim të fundit, solisti i këtij grupi, Besnik Qaka, ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e re.
“Lem met dasht”, titullohet prodhimtaria muzikore, për të cilën është përkujdesur NRG Entertainment, ndërsa tekstin e ka shkruar Qaka.
Për pjesën vizuale, në të cilën shiheshin në një studio muzikore, është përkujdesur Soner Turtulla, Senad Hallaqi dhe Sener Sahko.
Që në minutat e parë të lansimit, kënga ka arritur të pëlqehet në masë të madhe nga fansat. /Telegrafi/