Duket se grupi i njohur, NRG Band, do të vijë së shpejti me projekt të ri.
Është lokalisti i grupit, Besnik Qaka, ai që po punon vazhdimisht në projektin e ri të tij me grupin e njohur të shumë hiteve.
Ai po qëndron në Tiranë te Irkenc Hyka, ku është ngujuar së punuari në projektin e ri të NRG Band.
Grupi ka kohë që s’ka publikuar një këngë të re dhe pas verës me koncerte, ata pritet që të jenë aktiv në këtë dimër.
Besniku së fundmi ishte i zënë edhe me jetën private, pasi u martua me Lolitën në një ceremoni luksoze në Pejë.
Tashmë ka spekulime se çifti do të bëhen prindër, por kjo nuk e ka penguar fare këngëtarin e njohur, i cili është përqëndruar në punën e tij për projektin e ri.
NRG band njihen për këngët “Ajo M’kalli” dhe “Mos u nal”.
/Telegrafi/