NRG Band ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do ta sjellë në ditët në vijim.
Njoftimin e ka bërë frontmeni i grupit, Besnik Qaka, përmes rrjeteve sociale.
Ai e ka publikuar një fotografi me mbishkrimin: “Vjen së shpejti”, duke iu referuar këngës së re.
Projekti i ri do të vijë pas bashkëpunimit të Besnik Qakës dhe NRG Band me këngëtaren Eni Koçi.
Kujtojmë që në fund të muajit shtator u publikua videoklipi i këngës “Zemër” që numëron 2.7 milionë shikime në YouTube.
Genc Prelvukaj qëndronte prapa këtij projekti, duke qenë se është producent i këngës dhe e ka shkruar edhe tekstin e këngës “Zemër”.
Ndërkohë, produksioni i tij, Black Fish Entertainment, ia kishte xhiruar videoklipin muzikor. /Telegrafi/