Telegrafi

NRG Band po vijnë me këngë të re

Besnik Qaka (Foto: Instagram/besnik_qaka)

Grupi i njohur shqiptar, “NRG Band”, janë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore.

Të njëjtit janë duke punuar në projektin e ri, i cili pritet të prezantohet nesër para fansave të tyre.

Kjo u bë e ditur nga vokalisti i këtij grupi, Besnik Qaka, ndërsa ka sjellë një pjesë të shkurtër të klipit në rrjetet sociale.

“Nesër në ora 17:00, premierë”, shkruan Besniku në postimin e tij, teksa duket se ky projekt është i zhanrit baladë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, të fundit këngë që ka lansuar NRG Band titullohet “Prej Teje” dhe në YouTube numëron mbi një milion shikime. /Telegrafi/