Janë rikthyer pas 10 vitesh në festivalin ‘Kënga Magjike’, një nga grupet që i mbijetoi kohës duke qëndruar në maje me performancat live.
Bendi i njohur kosovar “NRG Band” në natën e dytë gjysmëfinale të këtij festivali kanë interpretuar këngën pjesëmarrëse “Goca me martini”, transmeton lajmi.
E ky projekt muzikor në këtë natë pati një pritshmëri të këndshme nga publiku.
Grupi doli shumë i suksesshëm në përformancë duke marrë duartrokitjen e madhe të publikut.
‘Goca me Martini’ përpos që shkoi në finale, është një nga bendet që pretendon çmimin për grupin më të mirë.
Ndryshe, performanca ishte “live” dhe ishte shumë e ngjashme me versionin origjinal çka tregon kualitetin e pakontestueshëm të bendit.
NRG band është prej grupeve më të vjetra të muzikës argëtuese shqiptare.