NRG Band ka vazhduar me serinë e performancave “live”.
Grupi që ka mbi një dekadë që është në skenën muzikore shqiptare, ka vazhduar me performancë për 28 nëntor në Dibër.
Në një video të publikuar nga frontmeni, Besnik Qaka, shihet teksa bashkë me publikun në Dibër këndohet kënga “Shehide” njëzëri me publikun.
Duke se 28 nëntori është festuar në të gjitha trojet shqiptare, e edhe në Dibër.
NRG Band së fundmi lansuan projektin “Gocat me Martini” me të cilën këngë edhe po marrin pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.
Ata janë favoritë për të fituar çmimin e grupit në këtë festival, ku ka 10 vjet nga paraqitja e fundit.
Ndryshe, frontmeni i grupit, Besnik Qaka, i dha fund beqarisë në shkurt të këtij viti.
/Telegrafi/