Site icon Telegrafi

Novakovski: Të vërtetohet numri kaq i madh i fletëvotimeve të pavlefshme

Ish kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Novakovski, ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni. Ai tha se në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore, këto zgjedhje ka pasur një numër më të madh të fletëvotimeve të pavlefshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duhet të vërehen me kujdes se ato fletëvotime a janë bërë me qëllim nga ana e qytetarëve, sepse edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara ka pasur raste të tilla”, deklaroi Novakovski.

Ndërsa i pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve, ai tha se, kjo është punë e Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe KSHZ-së./Telegrafi/

Exit mobile version