Telegrafi

Novak Djokovici në prapavijë, Rita Ora e anashkalon dhe reagon sikur po i shfaqet diçka e pavlerë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar të premten albumin e saj më të ri, “You & I”.

Albumi në fjalë, i cili njëherësh është i treti në karrierën e yllit të lindur në Prishtinë, ka dalë tashmë në shitje dhe është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.

Rita ndërkohë gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë e zënë duke promovuar prurjen e saj të re muzikore në paraqitje të ndryshme në media vizuele dhe ato të shkruara.

Koopertina e albumit më të ri nga Rita Ora, “You & I” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Në vazhdën e promovimit, 32-vjeçarja ka pozuar edhe pranë ‘billboard’-eve ku është shfaqur koopertina e albumit “You & I”.

Në njërin prej tyre në Leicester të Mbretërisë së Bashkuar, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” ka bërë një reagim sa qesharak, aq edhe interesant.

Lexo po ashtu Pas publikimit të albumit të ri - Taika Waititi e uron në shqip Rita Orën: Jam krenar me ty zog, të dua

Bëhet fjalë për momentin kur ajo po priste që në një “billboard” të shfaqej reklama e albumit të saj, e teksa priste që kjo të ndodhte, u shfaqën dy reklama të tjera, njëra e “Polestar 3” dhe tjetra e markës “Lacoste” me fytyrë promovuese Novak Djokovicin.

Por në momentin që del kjo e fundit, Rita bën një gjest nënçmimi ndaj tenistit serb me origjinë nga Kosova, duke lënë të kuptohet se ajo është një reklamë koti dhe e pavlerë.

Dhe ndërkohë, asaj i ndryshon fytyra dhe ngazëllehet kur sheh reklamën e albumit të saj të shumëpritur, “You & I”.

Lexo po ashtu Rita Ora flet në revistën ndërkombëtare për filmin që gjyshi i saj realizoi në Nivokaz të Kosovës: Përshkruan traditat dhe mënyrën e jetesës së shqiptarëve

“Duke parë të gjitha ‘billboard’-et e mia gjithandej botës sot do të thotë gjithçka. Ju djema jeni fantastikë, vazhdoni të më bëni ‘tag’ (etiketoni) në ‘billboard’-et që ju shihni. Dita e parë e ‘You & I’, isha e çmendur, po ndjehem e dashuruar”, ka shkruar Rita në postimin e saj në Instagram.

Kjo reklamë e Ritës në ‘billboard’-in në fjalë ishte mundësuar nga platforma gjigante e trnamsetimit të muzikës, Spotify. /Telegrafi/