Telegrafi

Novak Djokovic premton se do të vizitojë Ohrin, pas ftesës së bërë nga Zaev

Novak Djokovic dje ka fituar Grand Slamin e ëimbledonit dhe për këtë tani më është i pari i lojës sportive më të njohur me dorë.

Në duelin që përfundoi me rezultat 7-6 (7-5) 1-6 7-6 (7-4) 4-6 13-12 (7-3) në favor të tenistit serb, ishte një atmosferë që shpesh ngjasonte me futbollin.

Tenisti serb javën e kaluar ka marrë një ftesë publike nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke e ftuar të vizitojë Ohrin e Maqedonisë. Kjo ftesë erdhi pasi ai në InstaStoryn e tij kishte kënduar këngën “makedonsko devojçe”.

“E pash ftesën dhe e pranoj thirrjen që të vizitoj vendin tuaj. Nuk e di kur do të ndodh por me siguri do të vi në Maqedoni që të shoh Ohrin. Shumë përshëndëtje për Maqedoninë dhe Shkupin dhe faleminderit që jeni gëzuar fitores sime” i tha Djokovic gazetarit nga Maqedonia në konferencën për shtyp pas fitores së Grand Slamit të ëimbledonit.

Përndryshe, qytetarët e Serbisë janë të shumtë në numër që vizitojnë Ohrin, si qytet turistik buzë liqenit. /Telegrafi/