Bersant Celina ka vazhduar të shkëlqejë në kampionatin holandez.
Ylli kosovar ka qenë titullar si gjithnjë me ekipin e tij Twente në ndeshjen ndaj NEC Nijmegen.
Twente arriti një fitore tejet të vlefshme, duke mposhtur mysafirët me rezultat të thellë 3-0.
Ndërkohë Celina asistoi në golin e tretë në këtë takim i cili u shënua nga Enes Unal.
Prizrenasi u vlerësua lartë për paraqitjen e tij në këtë ndeshje duke marrë notë të lartë.
Portali i specializuar për notat e futbollistëve ‘Whoscored’, e ka vlerësuar me notë (7.8), sulmuesin kosovar. /Telegrafi/