Zvicra ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 3-1 në ndeshje e parë të grupit A në kuadër të Euro 2024.
Kwadwo Duah, Michel Aebischer dhe Breel Embolo shënuan për helvetët, ndërsa Barnabas Varga shënoi për hungarezët.
Nga statistikat e SofaScore, shihet se Zvicra ishte më e mirë se sa Hungaria, duke dërguar 15 goditje, prej tyre shtatë në portë, kundrejt gjashtë të hungarezëve, prej tyre dy në portë.
Granit Xhaka ishte prej më të mirëve në fushë duke u vlerësuar me notën 8.1.
Lojtari më i mirë në ndeshje doli të jetë Aebischer që u vlerësua me notën 8.4, pas një goli dhe një asistimi.
Dominik Szoboszlai me notën 8.0 ishte më i miri te Hungaria, ndërsa Milos Kerkez doli të jetë më i dobëti.
Notat e lojtarëve të Hungarisë dhe Zvicrës
/Telegrafi/