Juventusi pësoi nga Young Boys, mirëpo siguroi kualifikimin nga pozita e parë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
Duke qenë se skuadra vendase fitoi, nota mesatare (6.88) është pakëz më e lartë se ajo e mysafirëve (6.73).
Golashënuesi i dyfishtë, Guillaume Hoarau, është vlerësuar me notën më të lartë në këtë sfidë (8.2).
Diego Costa (7.7) dhe Cristiano Ronaldo (7.4) i kanë marrë notat më të larta nga startuesit e Juves, ndërsa është vlerësuar edhe Paulo Dybala (7.2) edhe pse u inkuadrua nga banka rezervë.
Portieri Wojciech Szczesny ka marrë notën më të ulët në këtë takim (5.9).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/