Telegrafi

Notat e lojtarëve: Wolves 0-1 Sevilla

Wolves vs Sevilla (Foto: Friedemann Vogel/Pool via Getty Images/Guliver)

Sevilla e ka eliminuar 1-0 Wolverhampton Wanderersin në çerekfinale të Ligës së Evropës, për të kaluar kështu në gjysmëfinale, aty ku do të ketë punë me Manchester Unitedin.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Lucas Ocampos nga një asistim i Ever Banegas në minutën e 88-të.

Sevilla ishte më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.85, derisa Wolvesi u vlerësua me 6.53.

Lexo po ashtu Sevilla eliminon Wolvesin - Manchester Unitedi e pret në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Lojtarët me paraqitjen më të mirë ishin Ocampos dhe portieri Bounoun, që u notuan me 7.8.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte mbrojtësi i Sevillës, Diego Carlos me vlerësimin 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Wolvesit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Sevillës (Foto: WhoScored)

 

/Telegrafi/