Telegrafi

Notat e lojtarëve: Wolverhampton 0-1 Tottenham, Lloris e mbajti portën të paprekur

(Foto: Twitter/Tottenham Hotspur)

Tottenham Hotspur e ka fituar edhe ndeshjen e dytë sezonale në po aq xhiro, duke triumfuar në udhëtim te Wolverhampton Wanderers.

Spursave u ka mjaftuar një gol në Molineux Stadium për të arkëtuar pikë të plota në javën e dytë të Ligës Premier në sezonin 2021/2022.

Vlerësimi më i lartë te Tottenhami ka shkuar për portierin Hugo Lloris, i cili e mbajti rrjetën të paprekur. Qendërmbrojtësit Davinson Sanchez dhe Eric Dier, po ashtu kanë bërë paraqitje të mirë te skuadra mysafire.

Lexo po ashtu Dy ndeshje, dy fitore – Tottenhami triumfon ndaj Wolverhamptonit

Ndërkaq, mesfushori Wolves, Ruben Neves, ka marrë notë të lartë, sikurse edhe Adama Traore.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve nga SofaScore për ndeshjen Wolverhampton Wanderers 0-1 Tottenham Hotspur. /Telegrafi/