West Ham ka arritur ta ndal Liverpoolin në rrugën e tyre drejt titullit, duke barazuar 1-1.
Liverpooli kaloi i pari në epërsi me golin e Mane, ndërsa West Ham barazoi me golin e Antonios.
Lojtari më i mirë i ndeshjes doli mesfushori anësor brazilian Anderson me 7.9, i cili asistoi te goli i barazimit.
Antionio me 7.8 dhe Fabianski me 7.5 ishin individët më të dalluar te vendasit.
Te Liverpool, Mane dhe Van Dijk ishin të vlerësuar lartë.
Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Chicharito me 6.2, që e kaloi edhe Alissonin që u notua 6.3. /Telegrafi/