Manchester City e ka filluar furishëm sezonin 2019/20, njëherësh edhe mbrojtjen e titullit, duke e mposhtur West Ham Unitedin me rezultat -0-5 në udhëtim.
Raheem Sterling ishte tejet i disponuar për lojë, pasi arriti të realizonte het-trik (51’, 75’ dhe 90’+1), ndërsa në listën e golashënuesve ishin edhe Gabriel Jesus (25’) dhe Sergio Aguero (86’).
Manchester City ishte skuadër më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 7.73, ndërsa West Ham u vlerësua me 5.88.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishin anësorët e ‘Citizens’, Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez, që morën notën 9.8.
Nga ana tjetër, lojtari që kishte paraqitjen më të dobët ishte mbrojtësi Issa Diop, që ishte njëherësh edhe fytyra më tragjike e mysafirëve, gjersa mori vlerësimin 4.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/