Telegrafi

Notat e lojtarëve: Tottenham 0-2 Liverpool, Alisson më i miri

Alisson Becker (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka mposhtur Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 2-0, për ta fituar kështu titullin e gjashtë në histori.

Mohamed Salah (2’) dhe Divock Origi (87’) ishin golashënuesit e The Reds, për të triumfuar në finalen  Madridit që u zhvillua në stadiumin e Atleticos, Wanda Metropolitano.

Liverpooli ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.98, ndërsa Tottenhami u vlerësua me 6.29, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Lexo po ashtu Liverpooli kampion i Evropës – sundon Tottenhamin në Madrid për trofeun e gjashtë në histori

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte portieri i ‘The Reds’, Alisson Becker, që mori notën 8.7, pasi priti disa raste shumë të mira të Spurs.

Nga ana tjetër, lojtari që kishte paraqitjen më të dobët në këtë finale ishte Moussa Sissoko, që ishte njëherësh edhe fytyra më tragjike e Tottenhamit, pasi shkaku i tij edhe ra goli i parë, ndërsa mori vlerësimin 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Tottenhamit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto) WhoScored)

/Telegrafi/