Telegrafi

Notat e lojtarëve: Torino 1-1 Milan, vlerësohet paraqitja e Biglias dhe Bonaventuras

(Foto: Getty Images)

Torino dhe Milani kanë luajtur baras në ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A.

Paraqitja e skuadrave ishte thuajse e barabartë dhe vlerësimi i tyre i është i përafërt, me vendasit që kanë marrë notë mesatare 6.45, ndërsa mysafirët 6.58.

Lexo po ashtu Milani nuk arrin të fitojë ndaj Torinos

Adem Ljajic është vlerësuar për paraqitje më të mirë të vendasit (7.6), derisa Iago Falque (5.8) dhe Tomas Rincon (5.8) kanë marrë notat më të ulëta te kjo skuadër.

Lucas Biglia (7.2) dhe Giacomo Bonaventura (7.1) kanë marrë notat më të larta te ekipi mysafir, kurse Leonardo Bonucci (6.2) është ndër lojtarët me notë më të ulët.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Torinos (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/