Telegrafi

Notat e lojtarëve, Torino 0-1 Juventus: Locatelli më i miri në fushë

Juventusi ka shënuar fitore si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ mori tri pikë të rëndësishme, ndërsa kjo ishte fitorja e tretë më radhë në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Manuel Locatelli në momentet e fundit të ndeshjes.

Pikërisht mesfushori italian ishte më i miri në fushë me notën 8.1.

Ndërsa sa i përket paraqitjes së dobët, më se paku u vlerësua Moise Kean me notën 6.2.

Notat e lojtarëve të Torinos dhe Juventusit

/Telegrafi/