Sllovenia dhe Danimarka kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen hapëse të grupit C në Euro 2024.
Christian Eriksen shënoi golin e parë në ndeshje, por Erik Janza barazoi shifrat në 1-1 për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Sipas SofaScore, skuadra e Sllovenisë u vlerësua me notën 6.89, ndërsa ajo e Danimarkës me notën 6.97.
Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Christian Eriksen që u vlerësua me notën 8.7, ndërsa u vlerësua edhe Jonas Wind me notën 7.5.
Sa i përket Sllovenisë, Erik Janza, ishte më i miri me notën 8.1, ndërsa lartë u vlerësua edhe Jaka Bijol.
Ndeshja mes Sllovenisë dhe Danimarkëes solli barazimin e parë në Euro 2024.
Notat e lojtarëve të Sllovenisë dhe Danimarkës
/Telegrafi/