Telegrafi

Notat e lojtarëve: Shqipëria 1-0 Andorra, Çekiçi me vlerësim të lartë

(Foto: Instagram/endricekici88)

Shqipëria regjistroi fitore minimale kundër Andorrës në ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Paraqitja e Kuqezinjve ishte shumë më e mirë se ekipit kundërshtar, për këtë arsye edhe nota mesatare e tyre është shumë më e lartë në krahasim me atë të ekipit vizitor.

Golashënuesi i vetëm, Endri Çekiçi (8.3), është vlerësuar me notën më të lartë në takim, i ndjekur nga portieri Thomas Strakosha.

Lexo po ashtu Shqipëria e mbyll me fitore ndaj Andorrës, Anglia nëpërkëmb San Marinon

Në përgjithësi, lojtarët ekipit vendas kanë marrë nota të mira, derisa mesfushori i Andorrës, Marc Pujol (6.0), ka marrë vlerësimin më të ulët.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Shqipëria 1-0 Andorra. /Telegrafi/