Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Shqipëri 1-2 Ukrainë: Asllani dhe Strakosha më të mirët te kuqezinjtë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Për mysafirët golat i realizuan Oleksandr Zinchenko dhe Roman Yaremchuk teksa për Shqipërinë golin e vetëm e shënoi Nedim Bajrami nga penalltia.

Për shkak të kësaj humbje, Shqipëria është renditur e fundit në grup duke rënë kështu në divizionin C të Ligës së Kombeve.

Lexo po ashtu Shqipëria humbet në Tiranë ndaj Ukrainës dhe bie në divizionin C të Ligës së Kombeve

Lojtari më i mirë në fushë sipas Sofascore ishte Kristjan Asllani i cili mori notën 7.7, teksa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Thomas Strakosha (7.5) dhe Qazim Laçi (7.2).

Në anën tjetër tek ukrainasit lojtari më i vlerësuar ishte Georgiy Sudakov me notën 7.7 teksa ndeshje të mira patën edhe Roman Yaremchuk (7.6) dhe Oleksandr Zinchenko (7.4).

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja kombëtareve:

/Telegrafi/

Exit mobile version