Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Shqipëri 1-2 Izrael: Balliu, Brajami dhe Broja shpëtojnë, të tjerët dobët

Shqipëria ka pësuar humbje në shtëpi nga Izraeli me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës B të kombeve, grupi 2.  

Armando Broja shënoi për 1-0 në fundin e pjesës së parë nga penalltia.

Izraelitët ishin më mirë pjesë e dytë, duke shënuar dy herë me Manor Solomon, për të fituar ndeshjen.

Ivan Balliu (7.2) dhe Nedim Bajrami (7.2) ishin më të mirët te Shqipëria, ndërsa notë kaluese mori edhe Armando Broja (7.0).

Lojtar i ndeshjes ishte Solomon i Izraelit me notën 8.6.

Kuqezinjtë janë në pozitën e fundit me një pikë, ndërsa lider është Izraeli me katër pikë, ndërsa Islanda si e dyta ka dy pikë.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

Exit mobile version