Shqipëria ka pësuar humbje minimale me rezultat 1-0 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kombeve.
Giorgi Kochorashvili shënoi nga distanca në minutën e 71-të për t’i dhënë tri pikë të vlefshme gjeorgjianëve në udhëtim.
Lojtari më i mirë tek Shqipëria sipas Sofascore ishte Ylber Ramadani i cili për paraqitjen e tij në mesfushë u vlerësua me notën 7.7.
Me paraqitje të mira në fund u vlerësuan edhe Kristjan Asllani (7.5) dhe Mario Mitaj (7.4).
Lojtari më i mirë në këtë takim ishte pikërisht golashënuesi Kochorashvili i cili u vlerësua me notën 8.1.
Dështimi i ndeshjes ishte sulmuesi gjeorgjian Zuriko Davitashvili i cili mori notën 6.2 për 15 minuta sa u paraqit në fushë.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: