Barcelona ka arritur të fitojë me rezultat 4-2 në udhëtimin e tyre te Sevilla në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në La Liga.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar me rikthim në Ramon Sanchez Pizijuan duke mbajtur epërsinë me ndjekësit në tabelë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jesus Navas (22′) dhe Gabriel Marcado (42′) për vendasit, ndërsa për Barcelonën shënuan Lionel Messi (26′, 67′, 85′) dhe Luis Suarez (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli argjentinas Messi, i cili u vlerësua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Sevillas, Tomas Vaclik që u notua me 4.9.
Sevilla:
Barcelona:
/Telegrafi/