Telegrafi

Notat e lojtarëve: Roma 3-3 Genoa, Dzeko më i miri

Edin Dzeko vs Genoa (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma i ka ndarë pikët me Genoan në startin e Serie A-së, pasi barazuan 3-3 në Olimpico.

Golat për Giallorosët i realizuan Cengiz Under (6’), Edin Dzeko (30) dhe Aleksander Kolarov (49’), ndërsa për mysafirët ato i shënuan, Andrea Pinamonti (16’), Domenico Criscito (43’) dhe Christian Kouamen (70’).

Roma ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.72, ndërsa Genoa u vlerësua me 6.66, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Roma vs Genoa (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte sulmuesi i Giallorossëve, Dzeko, që mori notën 8.7, pas asistimit dhe golit që shënoi.

Lexo po ashtu Dramë në Olimpico, Roma dhe Genoa ndajnë pikët me gjashtë gola të shënuar

Nga ana tjetër, lojtari me paraqitjen më të dobët në këtë takim ishte portieri i Romës, Pau Lopez, që morën vlerësimin 5.5.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Genoas (Foto: WhoScored)